10 nëntor, 2018 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në IPKO Superligë. Llapi ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me kampionen në fuqi, Dritën, me rezultat 1:0. Golin e fitores për llapjanët e realizoi Festim Alidema, në minutën e 44-t pas një aksioni të shkëlqyeshëm. Kjo fitore ia mundëson llapjanëve që ta ruajnë hapin me dy skuadrat e kreut të renditjes, Prishtinën dhe Feronikelin. Ndërkohë, fitore si vendase ka shënuar edhe Liria e cila e ka mposhtur Flamurtarin, po ashtu me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve të rëndësishme për prizrenasit në garën për t’iu shmangur zonës së rrezikshme e ka shënuar Fatih Karahoda, në minutën e 67-të.

IPKO Superliga – Java e 15-të
Llapi – Drita 1:0
Liria – Flamurtari 1:0

Liga e Parë – Java e 13-të
2 Korriku – Drenasi 2:1
Istogu – Onix 0:3
Trepça – Arbëria 2:0

Liga e Dytë
Grupi A
Rahoveci – Gjakova 4:1
Deçani – Lugu i Baranit 1:3

Grupi B
Dardana – Ulpiana 1:0