4 nëntor, 2018 – Java e 14-të në IPKO Superligë ka qenë tejet e suksesshme për skuadrat mysafire. Në fakt, në gjashtë ndeshjet e kësaj jave madje në pesë sosh udhëtuesit kanë shënuar fitore, derisa një ndeshje është mbyllur pa fitues. Pas fitoreve të djeshme të Feronikelit, Prishtinës dhe Flamurtarit, sot fitoreve në udhëtim iu gëzuan edhe Llapi dhe Liria. Llapjanët arritën ta mposhtin Ferizajn, me rezultat 1:0, ku golin e fitores e realizoi Shend Kelmendi, në minutën e 82-të. Ndërkohë, Liria e ka befasuar skuadrën kampione në fuqi, duke e mposhtur po ashtu me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve të mëdha në garën për mbijetesë për prizrenasit e ka shënuar Liridon Fetahaj, në minutën e 87-të. Ndërkaq, dueli i vetëm i kësaj jave që u mbyll pa fitues ishte ai në Mitrovicë, ndërmjet Trepçës’89 dhe Gjilanit, 1:1. Edhe në këtë ndeshje të parët kaluan në epërsi mysafirët me golin e Vilfor Hysës, në minutën e 25-të, derisa shifrat i barazoi Arb Manaj, në minutën e 76-të.
IPKO Superliga
Java 14
E shtune
Drenica – Prishtina 0:1
KEK-u – Flamurtari 3:4
Ballkani – Ferronikeli 0:1
E diel
Drita – Liria 0:1
Trepça’89 – Gjilani 1:1
Ferizaj – Llapi 0:1
Liga e parë
Java 12
E shtune
Onix Banja – Besa 0:2
Fushe Kosova – 2 Korriku 0:0
Ramiz Sadiku – Istogu 2:4
E diel
Vellaznimi – Trepça 1:1
Dukagjini – Bashkimi 5:0
Drenasi – Vushtrria 1:3
Arberia – Vitia 0:1
Kika – Vllaznia P 2:1