5 dhjetor, 2023 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll. Llapi ka shënuar fitore të lehtë në përballje me Phoenix-in, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me rezultat 4:1. Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar, teksa serinë e golave për llapjanët e hapi Hamdi Namani, në minutën e 29-të. Epërsinë në 2:0 e shtoi Elvir Gashijan, në minutën e 66-të, derisa më pas realizuan edhe Arbnor Ramadani (80′) dhe Mërgim Cërnavërni (84′). Golin e vetëm për Phoenix-in e realizoi Enis Miranaj (85’). Ndërkohë skuadra tjetër e elitës, Malisheva ka kaluar në 1/8 e finales me vështirësi, pasi ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë ndaj Kikës, 3:2.