15 shkurt, 2019 – Sot në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot është zhvilluar ndeshja hapëse e stinorit pranveror në IPKO Superligë ndërmjet KEK-ut dhe Llapit, në të cilin ballafaqim fitores iu gëzua skuadra llapjane, me rezultat bindës, 3:0. Golat për Llapin i shënuan Mentor Zhdrella, nga penalltia, në minutën e 37-të, Hamdi Namani, në minutën e 45-të dhe Arbnor Ramadani, në minutën e 89-të.