8 prill, 2018 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 26-të në Vala Superligë. Llapi ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e mposhtur Gjilanin, me rezultat 1:0. Deri te kjo fitore tejet e rëndësishme që i mbanë ende me shpresa në garën për titullin e kampionit, llapjanët arritën duke iu falënderuar golit të shënuar nga Mirlind Daku, në minutën e 49-të nga penalltia, pasi paraprakisht u ndal në mënyrë të palejuar brenda zonës nga Ylber Kastrati. Do theksuar se nga minuta e 77-të Llapi luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Ilir Blakçorit. Pas kësaj fitoreje Llapi ngjitet në pozitën e katërt, me 42 pikë, derisa Gjilani mbetet në pozitën e shtatë, me 39 pikë. Fitore para tifozëve të vet dhe me të njëjtin rezultat shënoi edhe Vëllaznimi në ballafaqim me Drenicën. Golin e fitores për gjakovarët e shënoi Lekë Vula, në minutën e 24-t, pas një reagimi të dobët të portierit Flamur Neziri.  Vëllaznimi nga minuta e 16-të luajti me një lojtar më pak, pasi portieri Altik Muhaxhiri u përjashtua pas një ndërhyrje jashtë zonës së 16-metërshit. Drenica pati mundësi për ta barazuar rezultatin në minutën e 68-të, por Genc Hamiti nuk ishte i saktë nga penalltia. Ndërkohë, në minutat shtesë drenicasve u mungoi edhe fati, kur Drilon Osmani nga 25 metra e qëlloi traversën. Tani Vëllaznimi ka 35 pikë dhe është vetëm një pikë larg Drenicës, e cila renditet në pozitën e 8-të, që siguron ikjen nga barazhi.
Vala Superliga – java 26
Vllaznia – Liria                  0:0
Ferronikeli – Trepça’89            0:0
Besa – Drita                             0:2
Vëllaznimi – Drenica                1:0
Llapi – Gjilani                   1:0
Flamurtari – Prishtina, e hënë
 
Liga e parë – java 24
KEK-u – Dukagjini            5:1
Fushë Kosova – Vushtrria        0:0
Bashkimi – Kosova P               5:1
Hajvalia – Onix Banja               0:2
Vitia – Trepça                   2:0
Ballkani – Rahoveci         2:0
Ramiz Sadiku – 2 Korriku 0:0
Kika – Ferizaj   0:0
 
Liga e dytë – Grupi A   java  23
Dushkaja – Behari, e hënë
Rilindja e Kosovës – Besa
Opoja – Përparimi    3:0
Lugu i Baranit – Istogu     1:1
Ratkoci – Dejni                 1:2
Uv Malisheva – Luftëtari, e hënë
Gryka – Dukagjini  4:0
Dardania – Deçani
 
Liga e dytë – Grupi B   java  21
Vëllazëria – Kastrioti
Drenoci – Çeliku               u shty
Ulpiana – Rinia                 2:5
Vjosa – Xerxa                   2:0
Tefik Çanga – Bashkimi
Dardana – Arbëria                    0:0
Galaksia – Lepenci                  0:6
Sharri – Minatori                       1:2
 
Juniorët – Superliga,  java  22
Vëllaznimi – Besa, e hënë
Prishtina – Liria        1:0
Trepça’89 – 2 Korriku       2:1
Ferronikeli – Llapi    1:5
Drita – Vushtrria       0:3
Fushë Kosova – Flamurtari 2:0
Gjilani – KEK-u, e hënë
Gjakova – Ramiz Sadiku 0:4
 
Juniorët – Liga e parë – java  17
Lidhja e Prizrenit – Ballkani      1:1
Drenica – Lepenci                    2:1
 
Kadetët – Superliga – java  16
Gjilani – Llapi   0:1
Drita – Kurda,  u shty
Liria – Ferronikeli 4:0
Trepça – 2 Korriku, e hënë
Ferizaj – El Clasico  1:2
Prishtina – Besa, e hënë