14 gusht, 2022 – Skuadra e Llapit e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll. Llapjanët kanë fituar si mysafir në duel me Drenicën, me rezultat 1:0, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, pasi fusha në stadiumin “Bajram Aliu” ende nuk është e gatshme pas intervenimeve për instalimin e sistemit të ujitjes. Goli i vetëm i kësaj ndeshje u realizua në minutën e 34-t, kur gjuajtja e fortë e Kushtrim Shabanit fillimisht qëlloi shtyllën e më pas e goditi në shpinë portierin Shala dhe përfundoi në rrjetë. Në pjesën e dytë kuqezinjtë e Skenderajt u përpoqën maksimalisht për të ndryshuar shifrat dhe për t’iu shmangur humbjes, por llapjanët arritën ta menaxhojnë mirë lojën.