14 prill, 2018 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 27-të në Vala Superligë. Prishtina ka shënuar fitore kundër Besës në folenë e kësaj të fundit, por në cilësinë e vendasit, me rezultat 1:0. Me këtë fitore Prishtina ka barazuar pikët me skuadrën kryesuese, Dritën, por kjo e fundit ndeshjen e kësaj jave do ta luajë nesër kundër Vllaznisë, derisa Besa pas kësaj humbje edhe më tutje mbetet në garë të vështirë me skuadrat e tjera në fundit e renditjes për t’iu shmangur zonës së rrezikshme. Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Ahmet Januzi, në minutën e 29-të. Ndërkohë, Llapi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme si mysafire kundër Lirisë në stadiumin “Përparim ThaçI”, me rezultat 2:1, duke ia rrëmbyer njëherësh skuadrës prizrenase edhe pozitën e tretë. Llapjanët kaluan në epërsi në minutën e 64-t me golin e shënuar nga Mirlind Daku nga penalltia, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Mentor Zhdrella, me një eurogol nga distanca, në minutën e 72-të. Ndërkohë, prizrenasit pesë minuta më vonë e ngushtuan epërsinë me golin e Mevlan Zekës, por kjo ishte e tëra çfarë arritën të bëjnë. Tri pikë me vlera të mëdha në garën për t’iu shmangur barazhit i arkëtoi edhe Drenica para tifozëve të vet, duke e mposhtur Flamurtarin 2:0. Të dy golat për kuqezinjtë e Skenderajt i shënoi Denis Peposhi, në minutat 72-të e 90-të.
Vala Superliga
Prishtina – Besa 1:0
Liria – Llapi 1:2
Drenica – Flamurtari 2:0
Liga e Parë
Vushtrria – Ramiz Sadiku 3:0
Trepça – Fushë Kosova 3:2
2 Korriku – KEK-u 1:2
Rahoveci – Kosova (P) 5:1

Liga e Dytë

Grupi A
Behari – Rilindja e Kosovës 2:4
Istogu – Ratkoci 7:0
Grupi B
Çeliku – Ulpiana 0:2
Arbëria – Galaksia 7:2
Superliga Juniorët
Besa – Prishtina 4:4
Vushtrria – Fushë Kosova 2:1
Feronikeli – Gjakova 5:2
Liga e Kadetëve
Llapi – Ferizaj 1:2
Kurda – Gjilani 3:0