12 mars, 2023 – Drita është rikthyer në krye të renditjes në Albi Mall Superligë, pasi ka fituar në derbin e javës së 25-të nga rivali lokal, Gjilani, me rezultat 1:0, derisa lideri i deritashëm Ballkani pësoi humbje nga Llapi në Podujevë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje, e shënoi mesfushori Blend Baftiu në minutën e 43-të.
Ndërkohë, Llapi ka arritur ta mposhtë kampionin në fuqi, Ballkanin, me rezultat 3:2. Festim Alidemaj (5′-pen), Bekim Maliqi (71′) dhe Bianor Neto (76′) shënuan për Llapin, derisa për portokallezinjtë realizuan Albion Rrahmani (53′) dhe Meriton Korenica (63′).
Në anën tjetër Malisheva ka shënuar fitore si mysafire në duel me Prishtinën, me rezultat 2:1, me golat e Sobowales (8′) dhe Hazrollajt (81′), derisa golin e vetëm për prishtinasit e realizoi Shefiti (83′).
Ndërkohë, dje Ferizaj shënoi fitore si mysafir në përballje me Trepçën’89 (1:0), derisa Dukagjini mposhti Drenicën (2:0).