25 gusht, 2017 – Skuadra e Llapit ka realizuar fitoren e dytë radhazi në edicionin e ri të garave në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Llapjanët, sot, kanë arkëtuar tri pikë si mysafirë në Gjilan, duke e mposhtur Vllazninë e Pozheranit, me rezultat 1:0, në ndeshjen që e hapi javën e dytë. Golin e fitore Llapi e gjeti në minutën e 87-të, kur shënoi Miran Maksuti. Llapi kishte edhe disa mundësi tjera shënimi para këtij goli, derisa mundësinë më të mirë e lëshoi Mentor Zhdrella, kur nuk arriti të realizojë penalltinë e fituar në minutën e 56-të. Në anën tjetër rastin më të mirë për vendasit e pati Kaçiku në minutën e 84-të, por gjuajtja e tij me kokë shkoi përskaj shtyllës.