Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, tek Komisioni Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për :
V ENDIM
Aprovohet ankesa e taksuar e KF “Llapi” si e bazuar ne ndeshjen e javës se 20-të e Liges se 1-re KF Llapi – KF Ulpiana e zhvilluar me datën 11.04.2015 në Podujevë dhe regjistrohet me rezultatin 3-0 në të mirë të ekipit vendas sipas nenit 75 alinea 5 e rregullores së garave dhe neni 46 alinea 1 e propozicioneve të garave si dhe nenit 14 Rregullores disiplinore.
ARSYETIM
Në ndeshjen e kontestuar është paraqitur lojtari Arlind Hasani me nr licence 6 dhe nr libreze 10360 i cili ka marrë kartonin e verdhë në javën e 4-t Deçani – Ulpiana e zhvilluar me datë 13.09.2014, në javën e 14-të Ulpiana – 2 Korriku e zhvilluar më 15.11.2014, dhe java e 18-të Liria –Ulpiana e zhvilluar më 29.03.2015 lojtari është dashur të zgjedhë ndeshjen për të pushuar por i njëjti ka luajtur në javën e 19-të dhe në javën e 20-të , d.m.th nuk ka pasur të drejtën të aktivizohet në ndeshjen KF Llapi – KF Ulpiana dhe është në kundërshtim me aktet normative të FFK-së, andaj ndeshja është regjistruar me rezultatin zyrtar 3-0 në të mirë të ekipit llapjan.
14.04.2015