Sot më 4 korrik në stadiumin “ Agron Rama” në Kastriot kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e parapara me Programin e Kampit Edukativ Nacional dhe nesër do të zhvillohet ndeshja finale. Kampi është zhvilluar në një atmosferë sportive, ku futbollistët e të gjitha rajoneve kanë treguar lojëra cilësore dhe frymë sportive. Ekip i trajnerëve bashkë shtabin tekinik të Përfaqësueses së Kosovës në krye me Albert Bunajku gjatë gjithë kohës kanë ndjekur, mbikqyrë dhe vëzhguar ndeshjet dhe futbollistët e rinj e që nga kjo do të bëjnë përzgjedhjen e 36 futbollistëve që do të takohen nesër më 5 korrik në ndeshjen finale. Shtabi teknik i kampit është tejet i kënaqur me atë çfarë kanë treguar këta futbollistë të rinj dhe shikuar nga përspektiva, futbolli i Kosovës ka një të ardhme të mirë. Gjatë gjithë ndeshjeve të sotme ishin të pranishëm, krerët e FFK-së kryetari Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu duke dëshmuar kështu kujdesin për këtë kamp që organizohet si i vetmi në rajon në një formatë të tillë.
Ndeshja finale do të zhvillohet nesër më 5 korrik në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot dhe fillon në orën 10.00.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:
Prishtina I-Ferizaj 4:1
Gjakova-Prizreni 5:0
Mitrovica-Peja 2:1
Prishtina II- Gjilani 1:0
Prishtina I – Prizreni 3:0
Peja-Gjilani 1:1
Gjakova- Ferizaj 2:2
Prishtina II – Mitrovica 2:0
Ferizaj – Mitrovica 2:0
Prishtina II – Gjakova 3:3
Prizreni – Gjilani 0:1
Prishtina I – Peja 0:2