22 janar, 2019 – Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit ka shpallur sot më të mirët e vitit 2018. Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Mirsad Çollaku e Bekim Rexhepi, ndihmëstrajneri i Kombëtares A, Muharrem Sahiti dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani. Gjatë kësaj ceremonie kryetari i LRFGJ-së, Malazog Hoxha i ka ndarë një mirënjohje presidentit Agim Ademi për punën e palodhshme dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë klubeve të këtij rajoni. Po ashtu, presidenti Ademi si mysafir i veçantë i këtij manifestimi e ka bërë ndarjen e mirënjohjeve për disa nga laureatët e LRFGJ-së.