1 prill, 2022 – Dukagjini dhe Malisheva e kanë mbyllur në barazim përballjen e tyre në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Kjo ndeshje, e cila u mbyll pa gola, e hapi javën e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll. Vendasit ishin shumë më kërkues dhe krijuan disa raste shënimi, sidomos nëpërmjet sulmuesit Ahmed Januzi, por nuk arritën të gjejnë rrugën e golit. Pas këtij barazimi Dukagjini mbetet në pozitën e tetë, me 30 pikë, derisa Malisheva gjendet në pozitën e pestë me 34 pikë. Nesër zhvillohen dy ndeshje, ku takohen Prishtina-Llapi dhe Ulpiana-Drita.