10 nëntor, 2023 – Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore në ballafaqim me Gjilanin, në ndeshjen hapëse të javës së 14-të në AlbiMall Superligë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” u mbyll me rezultat 1:0. Golin e fitores së dytë radhazi për skuadrën e drejtuar nga Qëndrim Kida e shënoi Drilon Hazrollaj, në minutën e 84-t nga pika e bardhë. Gjilani bëri trysni të madhe në minuat e fundit të ndeshjes për të barazuar rezultatin, por përkundër tri rasteve të mira nuk ia arriti këtij qëllimi. Pas kësaj fitoreje, Malisheva ka 20 pikë në konto, derisa Gjilani ka 14 pikë, por një ndeshje më pak të zhvilluar.