19 gusht, 2023 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 2-të në Albi Mall Superligë. Liria ka arkëtuar pikën e parë pas rikthimit në elitë, pasi në shtëpi ka barazuar me Dritën, pa gola 0:0. Ishin gjilanasit e dominuan ndeshjen dhe shënuan tre gola, por asnjëri prej tyre nuk ishte i vlefshëm për shkak të pozitës jashtëloje.
Ndërkohë, Malisheva ka regjistruar fitoren e dytë në këtë edicioni të ri, kësaj radhe duke e mundur Fushë Kosovën, me rezultat 6:1.