7 qershor,  2017 – Me qëllim të aftësimit dhe profesionalizmit të administratës si dhe funksionalizimin e Lidhjeve Rrajonale të futbollit, dhe aftësimin e zyrtarëve të klubeve që dy ditë me radhë po mbahet seminari “FIFA Connect Platform” i organizuar nga UEFA me ligjërues, përgjegjësinë për licencim Daniel Gonteri. Të pranishëm që po e ndjekin këtë seminar janë zyrtarë të FFK-së, klubeve dhe sekretarët e Lidhjeve Rajonale. Ky seminar është jashtëzakonisht me rëndësi dhe shumë dimensional  për të gjithë, e sidomos tash kur do të nisë regjistrimi i futbollistëve online. FFK-ja edhe në të ardhmen do të organizojë seminare të tilla me interes.