2 nëntor, 2023 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Llapi ka barazuar para tifozëve të vet në “Zahir Pajaziti” me skuadrën e fundit në renditje, Fushë Kosovën, me rezultat 1:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Urim Statovcit, në minutën e 14-të, derisa shifrat i barazoi Ahmed Januzi, me golin e shënuar në minutën e 59-të. Tani llapjanët kanë tetë pikë më pak se lideri i renditjes, Ballkani, derisa Fushë Kosova mbetet e fundit me shtatë pikë në konto. Pa fitues është mbyllur edhe dueli ndërmjet Lirisë dhe Dukagjinit, me rezultat 2:2, që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi”. Fundi i kësaj ndeshje ishte dramatik. Fillimisht Blendi Morina (72’), kalojë skuadrën nga Klina në epërsi. Prizrenasit barazuan përmes Prins Tjiuezës, në minutën e 85-të, derisa më pas Andri Stafa në minutën e dytë të kohës shtesë përmbysi rezultatin në 2:1. Megjithatë, Dukagjini gjeti forcë për të barazuar shifrat përmes Granit Elezajt (90+8’).