Në përvjetorin e 23 të pavarësimit të futbollit të Kosovës dhe ndeshjes së parë në kampionatin pavarur të futbollit Kosovës 1991/92 Flamurtari-Prishtina, Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë një ndeshje revyale ndërmjet FC”Prishtina” dhe KF”Flamurtari’. Ndeshja do të zhvillohet më 15 shtator në stadiumin e Flamurtarit në orën 14.00 dhe do të jetë një parapërgatitje për ndeshjen e veteranëve të Gjermanisë dhe të Kosovës që do të zhvillohet më 26 shtator. Pikërisht më 13 shtator 1991 në stadiumin e Flamurtari u zhvillua ndeshja e parë dhe siç thotë z. Ajet Shosholli njëri nga aktorët dhe kryetrajner i KF”Prishtina” i asaj kohe: “Këtë ndeshje duhet rikujtuar si ndeshja e parë që nisi futbolli dhe kampionati i parë i pavarur i Kosovës. Ishte vendosmëria e të gjithëve që të rrugëtojmë të pavarur dhe për aq vite sa garuam ishin sfida të mëdha, plotë emocione, maltretime e burgosje, por nuk u ndalëm asnjëherë dhe tash jemi këtu ku jemi. Mendoj se të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në çfarëdo forme për futbollin e Kosovës deri në çlirimin e Kosovës janë heronj të vërtet dhe do t’i çmojmë e nderojmë gjithmonë. Të ju kujtojmë se shtypi asaj kohe përkatësisht gazeta e vetme “Bujku” kishte bërë një raport për këtë ndeshje dhe për hir të opinionit do ta përshkruajmë këtë ndeshje nga ajo ditë e shënuar si pikante me përbërjet e skuadrave dhe shënuesit. Atë ditë goli i parë në ndeshjen e parë të kampionatit të pavarur do të shënohet në minutën e 17-të nga Eroll Salihu i Prishtinës aktualisht sekretar i përgjithshëm i FFK-së.
Flamurtari-Prishtina 3:2
Shikues: 300
Gjyqtarë: Ismajl Kosumi, Fadil Gashi dhe Musa Gashi. Vëzhgues: Sejdi Mërkoja.
Shënues: Osmani(45’) e Krasniqi (49’ e 70’) për Flamurtarin , ndërsa Salihu (17”) për Prishtinën.
Falmurtari: Haxhiu, Bllacaku, Munishi, Hasani, Hajdari, Zeneli, Suzaku, Osmani, Krasniqi, Tovërlani e Cakolli.
Prishtina: Beselica, Berisha, Stublla, Gashi(S. Keçi), Morina, Sadriu, Behrami, Salihu, A. Vokrri, Kurda e Munishi)
(raportoi Mustafë Lecaj).