8 nëntor, 2019 – Komisioni i Garave ka vendosur që tërheqja e shortit për Digitalb Kupën e Kosovës të tërhiqet më 18 nëntor, në orën 12:00, në selinë e FFK-së. Pjesëmarrëse në rrethin e parë të kësaj gare do të jenë klubet e rangjeve më të ulëta. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 20 nëntor.