4 korrik, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës në partneritet me UEFA-në, më 24 korrik, në Stadiumin e Prishtinës, do të organizojë seminarin për infrastrukturën e stadiumit, përkatësisht se si duhet të mirëmbahet fusha e futbollit. Ligjërues në këtë seminar do të jetë një ekspert i kësaj lëmie nga UEFA, derisa pjesëmarrës mund të jenë të gjithë të interesuarit që punojnë në mirëmbajtjen e fushave të futbollit në stadiumet tona.