29 maj, 2022 – Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ) në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas planprogramit vjetor e organizon Kupën e Unionit për vitin 2022. Kjo garë karakter fitues dhe klubi triumfues do t’i përfaqësojë ekipet shqiptare të Zvicrës në garën e Kupës së Diasporës, e cila tradicionalisht mbahet në Kosovë me fituesin e Kupës së Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjemani dhe fituesin e Kupës së Kosovës. Kjo garë mbahet më 26 qershor në Bern, e ku do të marrin pjesë 28 klube shqiptare të Zvicrës.