vokrri1Më 29 tetor (e martë), në orën 9:00 është caktuar takimi i përbashkët zyrtar ndërmjet kreut të FIFA-s, Sep Blater dhe krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe atyre të Federatës së Futbollit të Serbisë. Ftesa zyrtare nga FIFA për këtë takim ka arritur në FFK, kurse takimi do të mbahet në nivel të kryetarëve dhe sekretarëve të përgjithshëm të federatave. Temë diskutimi do të jetë çështja e futbollit në rajon.