28 janar, 2020 – Të premten më 31 janar, në orën 10:00, Sektori i Licencimit i FFK-së, do të mbajë seminar për klube në kuadër të procesit të licencimit për garat ndërkombëtare të UEFA-s për edicionin 2020/21. Ky seminar do të mbahet në sallën e konferencave në selinë e FFK-së.