29 shkurt, 2024 – Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet Komisionit për Futsall, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt do ta organizojë turneun tradicional “Adem Jashari”.

Ky është edicioni i 15-të me radhë. Edhe sivjet turneu mbahet në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, me pjesëmarrjen e katër ekipeve të Superligës dhe fillon më 5 mars, me ndeshjet gjysmëfinale ndërmjet FC Drenica – FC Liqeni, orën 18:00, dhe FC Mabetex Prishtina – FC Vjosa, në orën 20:00.

Ndërkaq ndeshja finale zhvillohet të mërkurën më 6 mars, në orën 20:00, teksa para ndeshjes finale luhet ndeshja revyale Veteranët e Kosovës – Veteranët e Drenicës.