31 korrik, 2017 – Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave në futboll, më 7 gusht (e hënë), në orën 13:00, do të mbahet seminari për vëzhguesit e Vala Superligës dhe Ligës së Parë. Seminari mbahet në selinë e FFK-së në Prishtinë, në sallën e konferencave.