18 shtator, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë kursin e radhës të trajnerëve për Licencën – C (UEFA C DIPLOMA).
Kursi do të zgjasë 10 ditë të plota kalendarike dhe do të mbahet në ditët në vijim:
 
08-12 Tetor 2018 (Faza e 1-rë)
12-16 Nentor 2018 (Faza e 2-të)
Kursi do të përfshijë këtë tema:
– Njohja bazike e futbollit
– Trajning&lojëra me fëmijë të moshës 5-10 vjet,
– Trajning për të rinjë U11-U19 , etj.
Kursi është i dizajnuar për trajnerët të cilët nuk e kanë marrë deri më tani Licencën C për trajner nga ndonjë Federatë e Futbollit si dhe për të gjithë ata që janë të interesuar të fillojnë me punën e trajnerit , kryesisht me fëmijët. Kursi kërkon participimin në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.
Pas përfundimit të fazës së parë trajnerët do të marrin FFK Grassroots Coach Certificate (UEFA Leaders Certificate) .
Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës së dytë. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin FFK C- Licence (UEFA C- Diploma)
Licenca- C do të jetë kriter për licencat e ardhshme siç është B- Licenca për trajner nga FFK.
Pagesa e kursit është 350 euro për person.
Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online ose të paraqesin dokumentet e nevojshme (gjeni të bashkangjitur dokumentet më poshtë) deri më 28 shtator 2018, te:
Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
[email protected]
Në total 24 do të jetë numri i të pranuarve në këtë kurs. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.
Kriteret bazike për Licencën – C të FFK-së:
Formulari për plotësim