7 shkurt, 2019 – Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sonte në darkë, në Romë, ka marrë pjesë në takimin e sektorit të infrastrukturës “UEFA Hattrick Programme” ku është diskutuar për projektet e reja. Në këtë kuadër, së shpejti për vizitë në Kosovë do të vijnë menaxherë të UEFA-s të këtij sektori për të vizituar projektet e nisura si dhe për të filluar projektet e tjera që janë në procedurë, si dhe për të diskutuar mbi propozim-projektet e FFK-së që lidhen me partneritetin me UEFA-n e FIFA-n. Ndërkohë, UEFA, në mesin e stadiumeve nga programi zhvillimor ‘Hattrick’ i ka pasqyruar investimet e bëra në stadiumin “Fadil Vokrri“, arenë në të cilën Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë ndeshjet për kualifikimet e Evropianit 2020, që nisin në muajin e ardhshëm.