ffk-llogofinKomisioni për ankesa  në përbërje  Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtar në mbledhjen e mbajtur me datë 28.10.2015 ( ditë e merkurë ora 13,00 ) shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi me numër të protokollit 47/2015   e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së pare  datë 20.10.2015  në dënimin e lojtarit  MEVLAN  ZEKA   për ndëshkim me karton të kuq nga ndeshja e javës së X-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll  Vushtrria – Feronikeli  me  3 ( tri ) ndeshje moslojë, dhe për të njetën duke iu referuar provave shtesë të ofruara nga ana e pales së ankimuar, konform Dispozitave të akteve normative të FFK-së   sjelli këtë:
 
 
V  E  N  D  I  M  :
 
Ndyshon pjesërisht vendimin e komisionit  disiplinor të shkallës së pare të dates  20.10.2015  dhe lojtarit  MEVLAN  ZEKA  me numër të librezës sportive  10930 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  9, për ndëshkim me karton  të kuq  i zbret dënimin prej 3 ( tri )  ne 2 ( dy ) ndeshje   mos lojë ( ndeshje zyrtare sipas radhës )
 
A  r  s  y  e  t  i  m  :
 
Me rastin e sjelljes së ktij vendimi  komisioni për ankesa për bazë pati provat shtesë dhe deklaratat plotësuese nga zyartaret e takimit si dhe CD nga inqizimi  i plotë i ndeshjes së javës së X-të e Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Vushtrria – Feronikeli e zhvilluar në stadiumin  “ Ferki Aliu “ në Vushtrri . Bazuar në provat e ofruara konform nenit  110 paragrafi 2 pika c, komisioni për ankesa ndryshon pjesërisht vendimin e shkallës së pare  dhe  zbret dënimin e shqiptuar nga ana e komisionit disiplinor nga 3 në 2 ( dy ) ndeshje moslojë ( Rregullorja disiplinore neni 38 paragrafi 3 ).
 
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë  në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë ( Rregullores ) në afatin kohor prej 15 ditëve nga moment i kalimit të afatit të paraparë.
 
Prishtinë , 28.10.2015
Kryetari  AFRIM  PREKAZI  d.v.