9 maj, 2021 – Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojovda është duke kaluar momentet e tij më të mira te Torino. Ai sot ka realizuar gol në barazimin që skuadra e tij e arriti në udhëtim te Hellas Verona. Dardani ynë shënoi në minutën e 85–të, por ky gol nuk mjaftoi për fitore, ngase vetëm dy minuta më pas vendasit i barazuan shifrat. Ky gol i Vojvodës erdhi vetëm pak ditë pasi shënoi golin e tij të parë në fanellën e Torinos, në fitoren kundër Parmës (1:0). Përveç golit, Vojvoda u ndëshkua me karton të verdhë, por për paraqitjen në ndeshjen e sotme nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore” është vlerësuar me notën 7.0. Deri më tash Vojvoda ka regjistruar 26 ndeshje me skuadrën e Torinos dhe ka shënuar dy gola. E skuadra e tij dhe e Samir Ujkanit aktualisht ndodhet jashtë zonës së rrezikut, duke u renditur në pozitën e 15-të në Serie A.