15 nëntor, 2023 – Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë ta kenë besimin e UEFA-s për ndarjen e drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare. Krahas Genc Nuzës e Visar Kastratit, të cilët bashkë me asistentët Arbnor Bullatovci e Bujar Selimaj janë deleguar në turnetë të veçantë kualifikues për U19, një katërshe e gjyqtarëve nga Kosova është deleguar nga UEFA në ndeshjen e kësaj mesjave për kualifikimet e Kampionatit Evropian te U21. Bëhet fjalë për ndeshjen Greqi – Ishujt Faroe, e cila zhvillohet të enjten në orën 15:00 në Tripoli Arkadia. Këtë ndeshje do ta drejtojë Mervan Bejtullahu, me asistentët Fatlum Berisha e Granit Hyseni, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Eridon Podvorica.