Të nderuar drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës të besimit të krishterë!

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe KE të FFK-së të ju uroj përzemërsisht festën e Krishtlindjes, juve dhe familjeve tuaja.

Uroj që kjo festë të ju gjej të bashkuar, me shëndet, harmoni dhe dashuri.

Krishtlindja na përçon mesazhe të paqes, të respektit dhe të dashurisë ndaj njeri-tjetrit, andaj le të shërbejë kjo festë si frymëzim për të gjithë ne, që e mira të mbizotërojë ndaj të keqes dhe begatia e sukseset ta përcjellin vendin dhe kombin tonë.

Zoti ju dhuroftë mbarësi dhe mirësi!

Gëzuar!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së