Të nderuar,
Futbollistë, trajnerë, drejtues të klubeve, staf i ekipeve kombëtare, punëtorë të administratës së FFK-së dhe të klubeve, anëtarë të organeve të FFK-së, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë,

Të nderuar miq, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë të besimit islam!

Me rastin e Kurban Bajramit, kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së të Ju uroj përzemërsisht këtë festë juve dhe familjeve tuaja.

Uroj që kjo festë të ju gjejë të bashkuar, me shëndet të mirë dhe që në familjet e juaja të mbretërojë harmonia e begatia.

Kurban Bajrami na frymëzon që të jemi solidarë, t’i ndihmojmë familjet në nevojë dhe të respektojmë e nderojmë më shumë njëri-tjetrin, prandaj lus Zotin që secilit prej jush t’i pranohen veprat e mira.

Zoti ju dhuroftë mbarësi dhe mirësi!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së