23 mars, 2021 – Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Shorti ka përcaktuar që në gjysmëfinale të përballen ndërmjet veti dy skuadrat e Ligës së Parë, Istogu – Dukagjini dhe dy skuadrat e Superligës, Prishtina – Llapi. Kësisoj, tashmë është e ditur se në finale do të kemi përballje ndërmjet një skuadre të Superligës dhe një skuadre të Ligës së Parë. Ndeshjet e para gjysmëfinale zhvillohen më 7 prill, derisa ato të kthimit më 21 prill.