22 prill, 2022 – Mitrovica, EppCom Hajvalia dhe Kosova VR janë skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave. Të tri këto ekipe realizuan fitore të lehta në përballjet çerekfinale, ku Mitrovica e mposhti Jakovën, me rezultat të lartë 19:0, EppCom Hajvalia ishte më e mirë se Malisheva, me shifrat 6:1, derisa Kosova VR fitoi ndaj Llapit 4:1. Duke pasur parasysh se në gjysmëfinale janë tri skuadra, atëherë njëra prej tyre do të kalojë në finale me short.