8 dhjetor, 2020 – Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, e ka publikuar kalendarin e ndeshjeve për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”, që do të nisin në mars të vitit të ardhshëm. Kosova do ta nisë këtë cikël kualifikues në stadiumin “Fadil Vokrri” më 28 mars, ku do të jetë mikpritëse e Suedisë, derisa tri ditë më pas do të jetë mysafire e Spanjës. Ndërkaq, këtë cikël kualifikues Dardanët do ta mbyllin si mysafirë në përballje me Greqinë më 14 nëntor.