Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë(DFB) nga data 8 qershor e deri më 12 qershor, në Kosovë do të vijnë përzgjedhjet e dy grup-moshave U-18 dhe U-20 të Landit Sachsen, për të zhvilluar dy ndeshje me moshatarët përfaqësues të tyre nga Kosova. Ndeshja e Përfaqësueses së Kosovës U-18 me atë te Sachsenit do të zhvillohet më 9 qershor në stadiumin e qytetit në Prishtinë në orën 17.00. Ndeshja e Përfaqësueses së Kosovës U-20 me atë te Sachsenit do të zhvillohet më 11 qershor në stadiumin e Lirisë në Prizren në orën 17.00. Delegacioni nga Lanid Sachsen do të vizitojë edhe shumë objekte dhe monumente kluturore gjatë qëndrimit në Kosovë.