1 maj, 2024 – Futbollistet e Mitrovicës dhe ato të Kosovës VR, do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës, pas fitoreve në ndeshjet e sotme gjysmëfinale. Mitrovica shënoi fitore të lehtë përballë Prishtinës, me rezultat 11:0. Ndërkohë, Kosova VR kaloi në finale pas fitores së realizuar ndaj Malishevës, me rezultat 1:0, pas vazhdimeve. Golin e fitores për prishtinaset e shënoi Alba Shabani. Ndeshja finale do të zhvillohet më 23 maj në Kampin Nacional në Hajvali.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Mitrovica – Prishtina 11:0
Kosova VR – Malisheva 0:0 – 1:0 pas vazhdimeve