16 gusht, 2019 – Sot në Nion të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për fazën e 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve për femra. Skuadra kampione e Kosovës, Mitrovica, në këtë fazë të garave do të përballet me skuadrën e njohur gjermane, Wolfsburg. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 11 ose 12 shtator, derisa ajo kthyese më 25 ose 26 shtator. Mitrovica arriti sukses historik duke e kaluar rrethin e parë kualifikues në grup, duke i mposhtur kampionët e Bullgarisë, Rumanisë dhe Malit të Zi.