10 gusht, 2018 – Vashat kampione të Kosovës në futboll të KFF Mitrovica, kanë pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve. Pas disfatës së pësuar nga kampionet e Hungarisë, MRK, mitrovicaset janë mposhtur edhe nga skuadra kampione e Çekisë, Sllavia Pragë. Skuadra jonë ka rezistuar vetëm në 45 minutat e para, të cilat janë mbyllur me shifrat 0:0, derisa në pjesën e dytë ka pësuar katër gola. Ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup futbollistet e Mitrovicën e luajnë kundër kampionit të Turqisë, Atasehir Belediyerspor, më 13 gusht.