7 gusht, 2018 – Skuadra kampione e Kosovës në Superligën e femrave, Mitrovica, ka debutuar me humbje në Ligën e Kampionëve. Vashat mitrovicase kanë pësuar me rezultat të thellë 6:1 nga kampioni i Hungarisë, MRK Hungaria, në kuadër të grupit 4, ndeshjet e të cilit grup zhvillohen prej 7 deri më 13 gusht në Hungari. Ndeshjen e dytë Mitrovica do ta luajë më 10 gusht kundër kampionit të Çekisë, Slavia Pragë, derisa ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup e luan kundër kampionit të Turqisë, Atasehir Belediyerspor, më 13 gusht.