1 shkurt, 2018 – Pranimi i FFK-së në UEFA dhe FIFA, po mundëson edhe mjekëve të ekipeve kombëtare të Kosovës të jenë pjesë e konferencave dhe simpoziumeve të ndryshme botërore. Vitin e kaluar FFK-ja në bashkëpunim me UEFA-n, ka organizuar konferencën e parë mjekësore. Ndërsa këtë vit përkatësisht nga 30 janari deri me 1 shkurt mjeku i ekipit të Kombëtares A dr. Murat Berisha po merr pjesë në Simpoziumin e 7 mjekësor të organizuar nga UEFA në Athinë. Me këtë rast dr. Berisha falënderon presidentin e FFK-së z,Fadil Vokrri për mundësinë që me dha për pjesëmarrjen time. Pjesëmarrës në këtë simpozium janë të gjithë mjekët e kombëtareve të Evropës dhe të disa klubeve te mëdha evropiane. Temat e simpoziumit janë programet e edukimit të mjekëve të UEFA në të ardhmen, urgjencat në fushën e futbollit, rehabilitimi i futbollistëve pas lëndimeve. Në prezantimet e shumta është cituar edhe suksesi i konferencës mjekësore e organizuar nga FFK në Prishtine, vitin e kaluar. Dr. Berisha është takuar me shumë mjekë të kombëtareve të Evropës. Ndërkaq , kryetari i komitetit mjekësor të UEFA -Michell D’Hooghe ka premtuar përkrahje dhe ndihmë për FFK-në.