9 prill, 2022 – Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka qenë përcaktues në fitoren që skuadra e tij, Mallorca e realizoi kundër skuadrës kampione në fuqi në La Liga, Atletico Madrid, 1:0. Dardani ynë shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 68-të nga penalltia. Për Muriqin ky ishte goli i tretë në kampionatin spanjoll. Kjo fitore e ka ndihmuar Mallorcan që të dalë nga zona e rrezikshme, e cila dërgon në një rang më të ulët të garave.