20 gusht, 2022 – Futbollisti i Kombëtares, Florent Muslija, ka shënuar golin e dytë në këtë edicion në Bundesliga 2.
Mesfushori dardan, të shtunën, hapi serinë e golave për skuadrën e tij Paderborn, në fitoren bindëse 7:2 kundër Holstein Kielit, në kuadër të xhiros së pestë të Bundesliga 2.
Muslija shënoi në minutën e shtatë nga penalltia, teksa luajti deri në minutën e 75-të.
Pas kësaj fitoreje Paderborni kryeson renditjen me 12 pikë.