13 korrik, 2018 – Ndeshja e Superkupës së Kosovës, ndërmjet skuadrës kampione Dritës dhe skuadrës fituese të Digitalb Kupës së Kosovës, Prishtinës, do të zhvillohet më 12 gusht, në orën 20:45, në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë. Kjo ndeshje do të jetë një uverturë e mirë e edicionit të ri të garave, që nis më 18 gusht.