2 prill, 2022 – Komisioni i Garave dhe Komisioni për pranimin e fushave kanë inspektuar sot fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”. Me këtë rast u konstatua se fusha është në gjendje të mirë për zhvillimin e ndeshjes, andaj u vendos që ndeshja Prishtina – Llapi, të luhet sot në orën 14.00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.