Të shtunën, më 6 gusht, në orën 8:30, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të mbahen normat fizike për gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë. Ndërkohë, të dielën, më 7 gusht, në orën 8:30, të njëjtin vend, do të mbahen normat fizike për gjyqtarët e Ligës së Dytë, juniorëve dhe kategorive të reja. Edhe këtë vit organizimi i normave fizike është ai i njëjti pa ndryshime (shpejtësia 6 x 40 metra dhe qëndrueshmëria; 150 metra vrapim dhe 50 metra ecje 10 rrathë).