20 nëntor , 2017 – Në ndeshjen e parë në kuadër të turneut “2017 Mercedes Benz Agean Cup U-16”, që po mbahet në Kusadasi të Izmirit, Kombëtarja e Kosovës U17 pësoi humbje prej 4:0 në ballafaqim me Turqinë. Humbja asnjëherë nuk është e mirë aq më parë që kjo ishte e thellë, por siç deklaroi edhe vet përzgjedhësi Besnik Kollari kjo është një gjeneratë shumë e re që i mungon përvoja, por fundja nuk mund të arrihet përvoja pa pasur ndeshje të këtilla. Dhe kjo na mundëson që me këtë grup veç përvojës do të kemi mundësi të shohim veçoritë për secilin individ dhe për grupin komplet. Kosova nesër takohet me Azerbajxhanin.
Turqia – Kosova 4:0
Stadiumi:Altirnodu Metin Oktay Tesislari
Shikues: Disa dhjetëra
Gjyqtarë: A. T. Çerçioglu, E. Akediniz, I. Çalishkan eR. F. Ant.
Shënues: Abay (4), Yvashoglu(34), Kavrazh(38) e Akman (60) për Tur.
Turqia: Ozçimen, Sankaya, Kurukalip(Demirkol), Boyuuzinn(Akman), Akbulut, Yavashoglu(Sevinç), Kavrazh(Koç), Çogolan(Avaz), Yeshil, Kapi(Demir) e Abayi(Yilderim).
Kosova: Bulliqi, L. Avdyli(Tusha), Azemi, Lokaj, Salihu, Janjveva(Stublla), Billali(Abazi), Shehu, Ibrahimi(Dushi), Marmullaku(Halitjaha) e Krasniqi(M. Avdyli).