27 qershor, 2018 – Prioritet me rëndësi për Federatën e Futbollit të Kosovës është edhe ndërtimi i ekipeve kombëtare dhe jo vetëm të Kombëtares ”A”, por i të gjitha kombëtareve. Së këndejmi fusha e futbollit e shkollës sportive Lindabrunn të Austrisë për dy ditë me radhë ishte çerdhja e grup-moshës U-15 dhe disa futbollistëve U-17. Në të vërtet Në drejtimin e ish futbollistit të mirënjohur Vahedin Ajeti, dikur futbollist i Trepçës, Lirisë, Prishtinës dhe Novi Pazarit, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Austri, bashkë me përzgjedhësin e U-17 Besnik Kollari dhe përzgjedhësit e U-15 Isa Sadriu e Gazmend Haliti, u organizua një kamp i futbollistëve të rinj nga klubet e futbollit të Austrisë dhe Zvicrës. Qëllimi i këtij grumbullimi ishte për të parë formën, cilësinë dhe përgatitjet fizike të këtyre futbollistëve të rinj e që në fund të bëhet edhe përzgjedhja e tyre për t-u bërë edhe pjesë e e kombëtareve. FFK-ja do të vazhdojë me kampe të tilla edhe në Zvicër, Gjeramani dhe shtetet skandinave, në këtë vend ku është edhe koncentrimi i madh i shqiptarëve, pra edhe i futbollistëve në këto vende.
Emërorja e futbollistëve
- Bleart Shala(FC Gratkorn)
- Dion Abrashi(FC Gratkorn)
- Andi Hoti(FC Zürich)
- Leonid Tafolli(FC LUV Graz)
- Drin Ismaili(ASK Bad Vöslau)
- Drityll Kokollari(Austria Wien)
- Endrit Shaqiri(KV Diegam Sport)
- Leon Qubreli(SV Gmunden)
- Bleron Ademi(Niendorfer TSV)
- Florian Krasniqi(FC Zeltweg)
- Ardonis Muqaj(FK Olimpik Sarajevë)
- Fatjon Alidemaj(FC Zürich)
- Eurolind Isufaj(Maurerwerksport Admira)
- Erand Shaqiri(First Vienna fc)
- Altin Iseni(SV Donau)
- Arburim Hiseni(SV Donau)
- Linda Maliqi(ASK Eggendorf)
- Ilir Maliqi(ASK Eggendorf)
- Elon Isufaj(Maurerwerksport Admira)
- Etnik Tofaj(Maurerwerksport Admira)
- Laurent Mali(LASK Linz)
- Donat Boletinaj(FC Winterthur)
- Arlind Haxhijaj(FC Eferding)
- Leonit Trolli(FC Winterthur)
- Nazmi Zibijari(Haidbrunn Wacker)
- Valeron Osmani(SV Admira Linz)
- Bleron Mulliqi(TES FC)
- Arlind Racaj(SV Hai Schalchen)
- Ardit Gashi (GAK)
- Andi Xhemaili(FC Ravesburg)