Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 21-të në Raiffeisen Superligë. Llapi dhe Hajvalia e kanë mbyllur pa fitues ndeshjen e zhvilluar në Merdar në praninë e një numri të madh të shikuesve, me rezultat 1:1. Të dyja skuadrat zhvilluan lojë të fortë, por me raste të pakta shënimi. Të parët në epërsi kaluan llapjanët në minutën e 79-të, kur Getoar Dragusha, shënoi me gjuajtje me kokë, duke iu falënderuar edhe reagimit të dobët të portierit Petrit Tahiri. Mirëpo, vetëm pesë minuta më vonë mysafirët arritën të barazojnë rezultatin me golin e shënuar nga Shkëlqim Pacolli, i cili shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit të Veton Shabanit. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Liria shënoi fitore kundër Dritës, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve të rëndësishme për prizrenasit e shënoi Blendi Memaj, në minutën e 84-t. Javën e 21-të e përmbyll ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës’89, që zhvillohet nesër në orën 13:30.
.
Raiffeisen Superliga, Java e 21-të
E shtunë, 19.03.2016
Ferronikeli – Vushtrria 1-0
Drenica – Prishtina 1-0
Istogu -Besa 1-0
.
E diel, 20.03.2016
Llapi – Hajvalia 1-1
Liria – Drita 1-0
.
E hënë, 21.03.2016
Gjilani – Trepça ’89 SSK
.
.
KEK-u – Ballkani 2-0
Kosova (P) – 2 Korriku 1-0
Vitia -Trepça 1-3
Vëllaznimi – Fushë Kosova 2-0
Ferizaj – Dukagjini 3-1
Flamurtari – Rahoveci 2-1
Behari – Luftëtari 2-1
Vllaznia (P) – Ramiz Sadiku 1-1
.
.
Leshani -Iliria 3-1
Ratkoci – Rilindja e Kosovës 3-3
Dushkaja – Deçani 0-1
Opoja – Besa 4-2
.