28 shkurt, 2018 – Duket se as moti më shi në ndeshjen e parë të “Turkish Women’s Cup – Alanya 2018’’, nuk ishte në anën e Kombëtares A-femrat pasi pësuan me rezultat 6:0 në duel me Kombëtaren e Francës (B). Pranimi i golit shumë herët qysh në minutën e 3-të, me gjasë i dekurajoi tej mase vashat tona, të cilat në këtë ballafaqim hynë edhe me një respekt të tepruar ndaj Francës, e cila barte me vete një bagazh të madh të përvojës ndërkombëtare, gjithsesi e përcjellë edhe me cilësi individuale dhe kolektive. Futbollistet e Kosovës me gjithë orvatjet dhe dëshirën që të bëjnë diçka më shumë  në këtë përballje ishte e kot, sepse fati deshi që në hapje të këtij turneu të ballafaqohen me Kombëtaren jo të barabartë në asnjë aspekt. Si do qoftë kjo duhet t’u shërbejë vashave tona si mësim për ndeshjet tjera. Pas ndeshjes ja se çka deklaruan nga tabori i Kombëtares sonë.
Afërditë Fazlija, përzgjedhëse
Paraprakisht e dinim se përballë do të kemi një skuadër të fortë, cilësore dhe me përvojë, ndaj edhe u munduam që me pesë veta në mbrojtjen të bëjmë diçka. Por u pa se neve na nevojitet edhe shumë punë në të gjitha aspektet për të arritur një nivel më të mirë. Mendojë se nuk kemi mundur të bëjmë më shumë kundër një skuadre   ë ishte më e mirë në çdo aspekt. Duhet ta kuptojmë se jemi në fillim dhe na duhen shumë gjëra të i përmirësojmë të ndjekim më shumë turne për të krijuar një Kombëtare respektabile.
 
Feride Kastrati, futbolliste
Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari jashtëzakonisht të fortë e cilësore siç ishte sot Franca, pavarësisht,  se a quhet B ose A. Dallimi u pa dhe u vërejt në fushë. Na mbetet të përmirësohemi shumë.
 
 
Blerta Shala, futbolliste
Patëm një rival tejet të fortë, me një përvojë të madhe dhe cilësi të lartë. Fol realisht nuk ishim të barabarta dhe francezët me lehtësi vinin të rastet dhe arrinin të shënonin. U përpoqëm mjaft por nuk arritëm më shuë,
 
 
Franca (B)- Kosova 6:0 (4:0)
Stadiumi Gold Citz
Shikues disa qindra.
Shënues: Danielle(3 e 37), Claire(12), Delphine(42), Anng(74) eNadjama(85)
K.V. Danielle e FR e Syla e Kos.
Franca(B):Elisa, Marinc, Hawa(Nadjang), Anaig, Delphine(Anng), Imes(Chalotte), Clara(Thea), Claire, Anais, Danelle e Pauline(Lindsay).
Kosova: Kolgeci(Leci), F. Shala, Vllasaliu(Syla), Pjetri(Ternava), Biçkaj(Reçica), B. Shala, Jakupi(Rexha), Limani, Kryeziu, Kastrati, Ejupi(Bajra).